Shpatulla- Krahu \ Frakturat e Humerusit

 

 

FRAKTURAT E HUMERUSIT

 
 
 

PĖRSHKRIMI

Fraktura proksimale e humerusit pėrfshin:
- Kokėn e humerusit
- Tuberozitetin e vogėl
- Tuberozitetin e madh
- Sulkusin bicipital
- Ėshtė pėrgjegjėse pėr 5% tė tė gjitha frakturave
- Shihet nė mėnyrė tipike te tė rriturit mbi 45 vjeē dhe te tė moshuarit
- >70% e pacientėve me njė frakturė proksimale tė humerusit janė 60 vjeē ose mė tė moshuar
- Klasifikimi Neer: Njė sistem qė identifikon numrin e fragmenteve dhe lokalizimit tė tyre
  • Fraktura pėrbėhet nga fraktura prej 2 deri 4 pjesėsh, kurse lokalizimi pėrfshin qafėn anatomike, qafėn kirurgjikale dhe tuberozitetin e madh dhe tė vogėl
  • Frakturė-luksacioni dhe ndarja e kokės humorale janė gjithashtu pjesė e klasifikimit Neer
Frakturat e trupit tė humerusit:
- Frakturat e trupit tė humerusit janė tė tre tipave:
  • Tė pazhvendosura
  • Tė zhvendosura ose me kėnd
  • Me shumė zhvendosje ose tė shoqėruara me komprometim neurovaskular
Frakturat e trupit tė humerusit janė pėrgjegjėse pėr 3% tė tė gjithė frakturave
 
 

ETIOLOGJIA

Mė shpesh ka njė histori pėr njė rrėzim
Rrėzim mbi dorėn e shtrirė
• Trauma direkte me energji tė madhe
Rotacioni i theksuar i krahut nė pozicion abduktor
Shoku elektrik apo konvulsionet
Frakturat patologjike nga sėmundjet metastatike
Hedhja e topit
 

Konsideratat nė shtatzėni

Diskuto nevojėn pėr trajtim operativ me kirurgėt ortopedė dhe llogarit pėrfitimet pėrkundrejt risqeve tė mundshme ndaj fetusit.
 
 

DIAGNOZA

 

SHENJAT DHE SIMPTOMAT

Dhimbje, ėnjtje dhe ndjeshmėri
Vėshtirėsi nė fillimin e lėvizjeve aktive
Krahu shpesh mbahet afėr me kraharorin
Mund tė jenė tė pranishme krepitacionet
Ekimoza shihet brenda 24 deri 48 orėsh nė zonėn e frakturės
Pakėsim i pulsit periferik
Pakėsim i ndjeshmėrisė mbi muskulin deltoid (nervi aksilar), nė parakrah/hapėsira e brinjės sė parė (nervi radial)
 
 

EKZAMINIMET THELBĖSORE

Vlerėsimi i statusit neurovaskular:
Vlerėso nervat individualė:
- Radial (paraliza e nervit radial mė e shpeshta nė rast tė frakturave transversale tė mesme dhe mesdistale dhe spirale)
- Median
- Ulnar
- Aksilar (ndjeshmėria nė faqen laterale tė shpatullės)
- Nervi muskulokutan (ndjeshmėria nė faqen ekstensore tė parakrahut)
Prania e pulsit radial, ulnar dhe brakial dhe rimbushja kapilare e mjaftueshme nė tė gjithė gishtat
Diagnoza konfirmohet me anė tė radiografisė.
 
 

Konsideratat pediatrike

Frakturat Salter-Harris I shihen te fėmijėt < 5 vjeē
Frakturat te tė sapolindurit ndodhin nga trauma obstetrikale:
- Shpesh shihen pseudoparaliza
Ndarja fizeale te foshnja mund tė jetė gjithashtu rezultat i abuzimit fizik
Fėmijėt mbi 5 deri 10 vjeē:
- Frakturat e metafizės pėr shkak tė rritjes sė shpejtė dhe hollimit tė korteksit metafizeal
- Pjesa mė e madhe e frakturave janė transverse ose tė shkurtra dhe oblike
- Frakturat Salter-Harris II shihen te fėmijėt ≥ 11 vjeē.
Gjithmonė merr nė konsideratė traumėn joaksidentale (NAT), veēanėrisht nė rast tė frakturave spirale tė humerusit:
- Ka tė bėjė me pėrbėrėsin rotacional tė dėmtimit (veēanėrisht mosha < 3 vjeē)
 
 

TESTET

 

Laboratorike

Frakturat e humerusit proksimal:   
- Pamje anteroposteriore (AP), pamje laterale
- Aksilare, transtorakale ose pamjet “y”:
Pamjet aksilare pėr tė vlerėsuar zhvendosjen, sipėrfaqen artikulare glenoide dhe lidhjen e kokės humorale me glenoidin
- Skanimi me CT mund tė jetė i dobishėm pėr tė vlerėsuar sipėrfaqen artikulare tė glenoidit dhe tė kokės humorale
Frakturat e trupit tė humerusit:
- Pamje AP dhe laterale tė tė gjithė humerusit janė tė detyrueshme.
- Pėrfshi pamjet e shpatullės dhe tė bėrrylit pėr tė pėrjashtuar pėrfshirjen shoqėruese tė artikulacioneve.
 
 

DIAGNOZA DIFERENCIALE

Bursiti hemorragjik akut
Grisja traumatike e manshetės rotatore
Luksacioni
Ndarja akromioklavikulare
Tendinit i kalcifikuar
Konfuzioni
Ruptura e tendinit
Neuropraksia
Fraktura patologjike
 
 

TRAJTIMI

 

PĖRPARA SHTRIMIT NĖ SPITAL

Kujdes:
Lėvizja e tepėrt e krahut mund tė prodhojė dėmtim tė mėtejshėm neurovaskular
Imobilizo me anė tė njė shamie nė formė trekėndėshi dhe transporto
Transporti i shpejtė nė rast tė pranisė sė deficiteve neurologjike ose vaskulare
 
 

STABILIZIMI FILLESTAR

 
 
 
 
 
Mbikėqyrje fillestare dhe dytėsore pėr dėmtime shoqėruese
Menaxho rrugėt ajrore dhe pėrdor ndėrhyrjen e shpejtė reanimuese sipas indikacioneve
Imobilizo menjėherė pėr tė parandaluar zhvendosjen e mėtejshme tė frakturės ose dėmtimin neurovaskular.
• Vendose krahun nė njė suport anash ose nė pozicionin Velpeau
• Pėr rehati mund tė pėrdoren edhe suportet aksilare
• Pas imobilizimit, kryej njė tjetėr ekzaminim neurovaskular
• Kontrollo dhimbjen me anė tė NSAID ose me analgjezikė narkotikė.
• Pėrdor akull pėr tė kufizuar ėnjtjen
• Frakturat e hapura tė humerusit kanė nevojė pėr mbulim me njė fashė sterile, profilaksi tė tetanosit dhe pėr antibiotikė profilaktikė me rrugė parenterale.
 
 

TRAJTIMI NĖ REPARTIN E URGJENCĖS

Konsulta me njė mjek ortoped:
- Trajtimi kirurgjikal pėrkundrejt menaxhimit jokirurgjikal vendoset sėbashku me mjekun ortoped
- Kontrolli i dhimbjes
- NSAID
- Narkotikė
Frakturat e humerusit proksimal:  
- Nė pėrgjithėsi, sa mė i lartė tė jetė numri i fragmenteve nė frakturė dhe sa mė e madhe tė jetė shkalla e zhvendosjes, aq mė e vėshtirė ėshtė tė menaxhohet pacienti me anė tė njė reponimi tė mbyllur.
- 15 deri 20% e frakturave proksimale tė humerusit do tė kenė fragmente tė zhvendosura.
Trajtimi jokirurgjikal:
- Imobilizimi i hershėm dhe lėvizja e hershme arrijnė nė sukses nė shumė raste, meqenėse frakturat proksimale tė humerusit kanė zhvendosje minimale.
- Pėrdor njė fashė dhe njė rrip dhe suporte aksilare pėr tė arritur imobilizimin.
- Reponimi i mbyllur dhe konsulta me njė mjek ortoped
- Sedacion i ndėrgjegjshėm pėr tė gjitha reponimet e mbyllura
- Frakturat me njė pjesė dhe dy pjesė shpesh trajtohen nė mėnyrė tė suksesshme me reponim tė mbyllur
- Frakturat me tri pjesė dhe me katėr pjesė janė tė paqėndrueshme dhe mund tė kenė nevojė pėr ORIF
Frakturat e trupit tė humerusit:
- Zakonisht nuk kanė nevojė pėr reponim tė mundshėm ose pėr imobilizim.
- Pjesa mė e madhe e frakturave tė trupit tė humerusit mund tė menaxhohen nė mėnyrė jokirurgjikale, ku pėrqindjet e arritjes sė ngjitjes sė frakturės i afrohen 100%.
- Angulacioni anterior prej 200 dhe 300 angulacion nė pozicion varus tolerohen mirė nga muskulatura pėrreth humerusit.
- Humerusi mund tė tolerojė deri 3 cm shkurtim si njė rezultat i mbivendosjes sė fragmenteve tė frakturės, me shumė pak deficit funksional
- Frakturat pa zhvendosje mund tė trajtohen me anė tė njė longete nė formė “U-je” (sugar- tong) nė anėsinė e sipėrme.
- Frakturat me zhvendosje tė madhe ose fraktura kominutive kanė nevojė pėr imobilizim me anė tė njė allie tė lehtė tė varur.
  • Kundėrindikohet nė rast tė frakturave transverse
- Frakturat e hapura ose frakturat e shoqėruara me komprometim neurovaskular kanė nevojė pėr konsulta tė menjėhershme me ortopedėt.
 
 

Konsideratat pediatrike

Te fėmijėt qė janė afėr pjekurisė skeletike, pėrcaktimi i shkallės sė zhvendosjes ose tė ndarjes sė epifizės proksimale tė humerusit ėshtė thelbėsor meqenėse reponimi i saktė ėshtė i rėndėsishėm pėr tė parandaluar ērregullimet e mėvonshme tė rritjes.
 
 

MEDIKAMENTET

Mjekimet e dhimbjes:
- NSAID
- Narkotikėt
Sedatim i ndėrgjegjshėm nė rast tė reponimeve tė mbyllura (shih Sedatimi i ndėrgjegjshėm)
 
Follow us on Social Network
Follow us on the internet
facebook - hmustafaozdemircom
Copyright 2012
 
 
Kurtkoy, Pendik, Istanbul, Turkiye
Phone: +386 49 168 422