Kyci i dores- Dora \ Frakturat e Gishtit te Madh te Dores

 

FRAKTURAT E GISHTIT TĖ MADH TĖ DORĖS
 
    
 
PĖRSHKRIMI
Frakturat e falangut distal:
Traumat e mbyllura, hiperekstensioni i gishtit tė madh tė dorės, ngarkesa nė drejtim tė aksit tė gishtit tė madh tė dorės
Fraktura shtypėse ėshtė njė frakturė e ngjashme me atė qė ndodh nė gishtat e tjerė te tė cilėt falangu distal shtypet dhe fragmentohet.
Ajo mund tė jetė e hapur ose e mbyllur dhe shoqėrohet me dėmtimin e shtratit tė thoit.
Ajo trajtohet si njė dėmtim i indeve tė buta.
Frakturat e falangut proksimal dhe frakturat e metakarpit tė gishtit tė madh tė dorės:
Trauma e mbyllur e gishtit tė madh tė dorės:
Ngarkesa nė drejtim tė aksit tė gishtit tė madh tė dorės me artikulacionin metakarpo falangeal (MP) nė fleksion, dorėn e mbyllur ose artikulacionin MP tė gishtit tė madh tė dorės tė stabilizuar
Fraktura Bennett:
Frakturė oblike intra-artikulare e faqes lunare tė bazės tė metakarpit tė gishtit tė madh tė dorės me zhvendosjen e fragmentit tė madh distal
Fraktura Rolando:
Frakturė kominutive intra-artikulare nė formė Y e faqes ulnare tė metakarpit tė gishtit tė madh tė dorės me zhvendosjen e fragmentit tė madh distal
 
ETIOLOGJIA
 
 
Rrėzimet
Aksidentet automobilistike
Sportet, veēanėrisht sporti i skive nė terren me pjerrėsi tė madhe dhe nė territore me pjerrėsi mė tė ulėt
Basketbolli
Beizbolli
Futbolli
Regbi
 
DIAGNOZA
SHENJAT DHE SIMPTOMAT
Dhimbja, enjtja dhe deformimi i gishtit tė madh tė dorės
Ekzaminimi duhet tė pėrfshijė eminencėn tenare pėr praninė e dhimbjes ose pėr deformim.
Gishti i madh i dorės mund tė rrotullohet distalisht vendit tė frakturės.
Baza e gishtit tė madh tė dorės mund tė duket e devijuar nga ana e radiusit nė lidhje me pjesėn tjetėr tė dorės nė pozicionin e qetėsisė.
Me raste, mund tė ketė dėmtim te nervave tė gishtit tė madh tė dorės
 
KUJDES
Konsideratat pediatrike
Te fėmijėt ndodhin ndonjėherė frakturat e gishtit tė madh tė dorės.
Merrni parasysh traumėn joaksidentale.
Mos neglizhoni trajtimin e pėrshtatshėm tė dhimbjes te fėmijėt.
 
Ekzaminimi fizik
Imobilizoni gishtin duke bėrė vlerėsimin pėrfundimtar
 
EKZAMINIMET THELBĖSORE
Radiografia siē pėrmendet mė poshtė
 
TESTET
 Imazheria
Radiografia e thjeshtė e zonave tė prekura
Derisa tė realizohet radiografia e thjeshtė, shmangni testin qė shkakton stres nė artikulacionin metakarpofalangeal tė gishtit tė madh tė dorės, si nė rastin e testimit tė gishtit tė madh tė dorės nė pozicion abduktiv.
 
DIAGNOZA DIFERENCIALE
Fraktura ekstra-artikulare e bazės sė metakarpit tė gishtit tė madh tė dorės
Fraktura e kockės skafoide
Gishti i madh i dorės sė arbitrit
 
TRAJTIMI
 
      
 
PĖRPARA SHTRIMIT NĖ SPITAL
Fashim i plagėve tė hapura.
Imobilizim nė pozicion neutral
Ngritje e gjymtyrės dhe pėrdorimi i tė ftohtave pėr tė reduktuar ėnjtjen
Menaxhim social sipas moshės
 
STABILIZIMI FILLESTAR
Imobilizoni gishtin e madh tė dorės derisa tė realizohet vlerėsimi pėrfundimtar.
 
TRAJTIMI NĖ REPARTIN E URGJENCĖS
Suport i gishtit tė madh tė dorės me gishtin nė pozicion neutral, sikur mbahet njė kanaēe me pije
Pacientit duhet t’i jepen udhėzime pėr suportin.
 
MJEKIMI (MEDIKAMENTET)
Kontrollimi i dhimbjes me preparate analgjezike orale
 
NDĖRHYRJA KIRURGJIKALE
Referim nė ortopedi pėr 72 orė
Konsultoni pacientin i cili ka mė shumė gjasa pėr tė pasur nevojė pėr riparim kirurgjikal
 
KONTROLLI NĖ ECURI
 
Kriteret e pranimit nė spital
Fraktura e hapur, prania e traumės sė shumėfishtė ose dėmtime tė tjera mė tė rėnda
 
Kriteret e nxjerrjes nga spitali
Dėmtimet e mbyllura, konsulenca e jashtme dhe sqarimi i rasteve qė shpesh kanė nevojė pėr fiksim kirurgjikal
 
Kriteret pėr referime tė tjera
Referim nė ortopedi pėr 72-orė
 
Follow us on Social Network
Follow us on the internet
facebook - hmustafaozdemircom
Copyright 2012
 
 
Kurtkoy, Pendik, Istanbul, Turkiye
Phone: +386 49 168 422