Kofsha-Gjuri \ Demtimi i Ligamentit Kolateral Medial

 

DĖMTIMI I LIGAMENTIT KOLATERAL MEDIAL
 
 
PARIMET BAZĖ
Ligamenti i gjurit dёmtohet mё shpesh
 
ETIOLOGJIA
·               Traumё e drejtpėrdrejtė e pjesёs anёsore tё gjurit
·               Mё e zakonshme: njё forcё abduktuese (valgus) me njё komponent tё jashtёm 
         rrotullues, mbi gjurin e pёrkulur:
-        Nga kapja e majёs sё skive
-        Goditje anёsore nё futboll
·               Kur shoqёrohet me dёmtime tё ligamenteve tё tjera:
-                Hiperekstension me rrotullim tё jashtёm (ligamenti anterior i kryqёzuar ACL) dhe
   ligamenti posterior i kryqёzuar PCL dёmtohen tё parёt)
-        Forcё anteriore (ACL dёmtohet i pari)
 
DIAGNOZA
SHENJAT DHE SIMPTOMAT
 
·              Ndjesi e kёputjes dhe e dhimbjes sё menjёhershme nё pjesёn mediale tё gjurit:
-        Dhimbja spontane dhe nё prekje nё pjesёn mediale mund tё jetё mё e shprehur nё
         ēarjet e pjesshme sesa nё kёputjet e plota.
·               Ėnjtje e lokalizuar:
-        Hemartroza nёnkupton ēarje tё pjesёs kapsulare tё MCL ose dёmtim tё ligamentit  
         tё kryqёzuar
·               Aftёsi e ndryshueshme pёr tё mbajtur pesha:
-        Mbajtja e peshave mund tё realizohet edhe nё rupturėn totale
-        Pacientёt shpesh pёrshkruajnё njё ndjesi deformimi anёsor pёrkulёs gjatё ngritjes
         sё peshave
-        Nё rastet e pёrfshirjes sё ligamenteve tё tjera, gjenden tё dhёna shtesё.
 
Historia
·               Mekanizmi i dёmtimit
·               Mbajtja e peshave ose rritja e forcave rrotulluese rrisin mundёsinё e dёmtimit tё
         meniskut.
·               Forca nё pozicion valgus e streson MLC
 
Ekzaminimi fizik
Ekzaminimi i plotё i gjurit
·               Palpohet kondili femoral medial (vendi mё i zakonshёm pёr ēarjet e MLC)
·               Stres-testi nё pozicion Valgus:
-        Nё fleksion: Kapet pjesa laterale e gjurit dhe obduktohet, ndёrkohё qё rrotullohet 
         nga jashtё nё pjesёn e kyēit tё kёmbёs, me gjurin nё fleksion 30 gradё
-        Nё ekstension: njёsoj si mё sipėr, por me gjurin e shtrirё
-        Lёvizshmёria e gjurit
·               Klasifikimi i dёmtimeve tё ligamentit (ndrydhjeve):
 
 
-        Grada 1: fibrat zgjaten, por pa pasur asnjё ēarje; kufiri i fundit i qёndrueshёm nё stres-test.
-        Grada 2: ēarje ekstrakapsulare e fibrave pa njё kёputje tё plotё; paqёndrueshmёri e lehtё, por kufiri i fundit i qёndrueshёm nё stres-test; paaftёsi pёr tё shtrirё plotёsisht gjurin.
-        Grada 3: kёputje e plotё; nuk ka pikё tё qёndrueshme nё stres-test; hemartrozё
-        Shihet funksioni i nervave tё thellё peronealё
-        Ndjesia e krijimit tё njё hapёsire nё pjesёn dorsale tё kёmbёs
-        Dorsifleksion i kyēit dhe thembrёs
 
KUJDES
 
·               Duhet tё pёrjashtohet ēdo frakturё e mundshme pёrpara kryerjes sё stres-testit
·               Ekzaminohet kyēi i kёmbёs dhe artikulacioni kokso-femoral i sё njёjtёs anё.
·               Pёrsёritet ekzaminimi pas 24 orёsh nėse kemi tё pranishme njё spazmё tё fortё
         muskulore dhe dhimbje.
·               Injektimi intraartikular i anestetikёve dhe analgjezikёve mund tё jetё i nevojshёm      
        pėr tё kryer ekzaminimin nё mёnyrёn e duhur.
 
TESTET
Imazherike
·               Radiografitё standarde nuk japin tё dhёna pёr ēarjet e MLC, por mund tё zbulojnё frakturat, efuzionet, kalcifikimet e tendoneve, osteofitet dhe trupat e huaj:
-        Pamjet: AP, laterale, oblike, pamja e artikulacionit
-        Prania e niveleve (lёng - inde dhjamore qё pluskojnё) ёshtё patognomonike pёr frakturat.
·               Rezonanca MRI dallon me saktёsi dёmtimet e ligamentit kolateral tė strukturave tё tjera intraartikulare dhe ērregullimeve tё menisqeve, ACL, PCL, osteonekroza, frakturat e padukshme.
·               Arteriograma vlerёson tёrёsinё vaskulare pёr tё pёrjashtuar dёmtimet e rёnda shoqёruese (p.sh., dislokimin e gjurit)
·               Ekografia ёshtё e dobishme pёr tё diagnostikuar cistet dhe aneurizmat arteriale popliteale.
 
Procedurat diagnostike/kirurgjia
·               Aspirimi i efuzionit tё artikulacionit mund tё jetё terapeutik (tё qetёsojё dhimbjen) dhe diagnostik (hemartroza me ēarje tё ligamentit tё kryqёzuar, globula yndyre me fraktura)
·               Artroskopia kėshillohet tė pėrdoret nga mjekėt pёr diagnozёn dhe riparimin e dёmtimeve tё meniskut dhe ligamentit kruciat
 
DIAGNOZA DIFERENCIALE
·               Dёmtimet e meniskut, tё ligamenteve tё tjera dhe frakturat mund tё jenё tё njёkohshme
·               Nё rastet e dhimbjes sё gjurit mund tė jetė i pranishėm dёmtimi i artikulacionit kokso-femoral
·               Artriti (reumatoid, osteoid, septik), celuliti, bursiti
 
 
TRAJTIMI
 
     
 
PĖRPARA SHTRIMIT NĖ SPITAL
Imobilizim nё fleksion tё thjeshtё
 
KUJDES
      Bёhet vlerёsimi pёr dislokimin e gjurit.
      Dokumentohet gjendja e nervave dhe enёve tё gjakut
      Dёmtimi i MLC mund tё mbivlerёsohet nё rastin e njё viktime me traumё tё
         shumёfishtё
 
STABILIZIMI FILLESTAR
Mbahet artikulacioni i imobilizuar nё pozicion neutral ose nё pozicion tё rehatshёm nga ana e personelit tё kujdesit pėrpara shtrimit nė spital.
 
TRAJTIMI NĖ REPARTIN E URGJENCĖS
·               Grada 1 ose 2: aplikohet herё pas here akull, ngrihet kёmba, mbahet nė qetėsi,   
         rekomandohen patericat dhe kompresioni me allēi ose proteza e gjurit.
·               Grada 3: njёsoj si grada 1 ose 2, por kёrkon referim tё detyrueshёm tek ortopedi
·               Aspirimi i artikulacionit nё rastet e hemartrozave masive mund tё ndihmojё nё
         qetёsimin e dhimbjes.
 
MJEKIMI (MEDIKAMENTET)
·               Rekomandohen antiinflamatorёt josteroidё (NSAIDS)
·               Analgjezikёt narkotikё sipas nevojёs
·               Injektohen anestetikё lokalё nё artikulacion (p.sh., bupivacaine 0,25 %, 5 ml) me 
        njё analgjezik (p.sh., morfinё 1-5 mg e holluar nё 30 ml) nėse pacienti ka dhimbje tё         
        forta.
Follow us on Social Network
Follow us on the internet
facebook - hmustafaozdemircom
Copyright 2012
 
 
Kurtkoy, Pendik, Istanbul, Turkiye
Phone: +386 49 168 422