Trauma \ Frakturat e Hapura

 

FRAKTURAT E  HAPURA
 
 
PĖRSHKRIMI
Vazhdimėsia ndėrmjet dėmtimit tė lėkurės dhe vatrės sė frakturės, duke variuar nga njė plagė shpimi nė kockė shumė tė ekspozuar.
Urgjencė kirurgjikale sepse vonimi i kujdesit rrit rrezikun e infeksionit dhe shkallėn e ndėrlikimeve.
Predispozitat pėr ndėrlikime te disa pacientė:
- Dėmtim masiv i indit tė butė
- Kontaminim i rėndė i plagės
- Vaskularizimi i kompromentuar
- Paqėndrueshmėria e frakturės
- Bartėsi i kompromentuar (diabeti, sėmundje vaskulare)
 
DIAGNOZA
 
 
SHENJAT DHE SIMPTOMAT
Deformim me dhunim tė afėrt nė integritetin e lėkurės
Mund tė ndodhė kompromentimi vaskular.
Mund tė jenė tė pranishme dėmtime tė tjera tė rėndėsishme:
- 30% e pacientėve me fraktura tė gjymtyrėve tė poshtme tė hapura janė viktima qė kanė shumė trauma.
 
EKZAMINIMET THELBĖSORE
Ekzamini i plotė vaskular dhe neurologjik
Radiografia plan duke pėrfshirė nyjet poshtė dhe sipėr zonės sė prekur.
 
TESTET
Laboratorike
CBC, paneli kimik, studimet e koagulimit pėr frakturat e kockave tė mėdha (femur, pelvis) ose pėr viktimat me shumė trauma.
Tipi dhe depisitmi, ose tipi dhe testimi i gjakut tė dhėnėsit me atė tė marrėsit, tė pėrputhur pėr humbjet e mėdha, ose tė rėndėsishme tė gjakut.
 
Imazheria
Dopler ose angiografia nėse dyshohet dėmtimi vaskular:
Zhvendosje posteriore e gjurit
Ekstremitet ishemik
Dėmtim masiv i indit tė butė nė zonat me rrezik tė madh.
 
Procedurat diagnostike /kirurgjia
Matja e presioneve tė dhomėzės nėse shqetėsohemi pėr sindromėn e dhomėzės
Mendo pėr artiogramėn duke injektuar brenda artikulacionit tė solucionit kripor, ose metilenit blu nėse dyshohet pėr prekjen e kyēeve.
• Kryej angiografinė nėse teknikat invazive janė tė papėrshtatshme pėr tė pėrjashtuar kompromentimin vaskular.
 
DIAGNOZA DIFERENCIALE
Laceracion/abrazion jo i vazhdueshėm.
 
TRAJTMI
 
   
 
PĖRPARA SHTRIMIT NĖ SPITAL
Garza sterile mbi plagėn e hapur
Imobilizo kyēet poshtė dhe sipėr frakturės, allēi e gjymtyrės
Tėrheqje gjatėsore e gjymtyrės sė pėrfshirė nėse mungon pulsi nė ekstremitetin e prekur.
Njė pajisje tėrheqėse pėr kontrollin e dhimbjes nėse zgjatet koha pėr dėrgim nė spital.
 
STABILIZIMI FILLESTAR
Menaxhimi i rrugėve tė ajrit, frymėmarrjes dhe qarkullimit
Reduktimi dhe imobilizimi i frakturės me tėrheqje tė fortė dhe longitudinale.
 
TRAJTIMI NĖ REPARTIN E URGJENCĖS
Pajisje IV
Mbaje pacientin NPO pėr qetėsim tė ndėrgjegjes ose OR.
Vaksinimi pėr tetanosin nėse nevojitet.
Antibiotikė paranteral brenda 3 orėsh nga dėmtimi
Minimizo ndėrrimin e garzave qė tė shmanget kontaminimi.
Ekzamino rregullisht pėr sindromėn e dhomėzės dhe gjendjen neurovaskulare.
Kėshillim i shpejtė me ortopedin pėr shpėlarjen, debridimin dhe fiksimin kirurgjikal (nėse nevojitet):
- Shpėlarja dhe trajtimi kryhen nė mėnyrėn mė tė mirė brenda 6 orėsh, pėr tė ulur nė kėtė mėnyrė mundėsinė pėr infeksion.
Kėshillimi me kirurgun vaskular pėr frakturat me dėmtime vaskulare.
 
MJEKIMET (MEDIKAMENTET)
Cefazolinė: 1-2 g (fėmijėt: 20 mg/kg IM/IV)
Shto gentamicinėn: 6 mg/kg IV, pėr dėmtime mė tė mėdha (fėmijėt: 2.5 mg/kg IV)
Shto penicilinė G: 4-5 milion UI IV, nė dėmtimet nė oborrin e shpendėve dhe kur kemi plagė me rrezik pėr kontaminim nga Clostridium ose me dėmtim vaskular (fėmijėt: 50000 UI/kg IV)
Vaksina kundėr tetanosit: 0.5 mL IM
Imunoglobina e tetanosit: 250 UI IM nėse nuk ėshtė vaksinuar mė parė nga tetanosi.
Sulfat morfine: 2-10 mg (fėmijėt: 0.05-0.1 mg/kg pėr dozė IV ose analgjezikė ekuivalent)
 
Konsideratat pediatrike
Vaksina tetanos-difteri-pertus pėr fėmijėt mė pak se 7 vjeē.
 
ORGANIZIMI
Kriteret e pranimit nė spital
Shumica e pacientėve do tė shtrohen pėr shpėlarje e pėr antibiotikė IV dhe debridim tė mundshėm ose fiksim kirurgjikal.
 
Follow us on Social Network
Follow us on the internet
facebook - hmustafaozdemircom
Copyright 2012
 
 
Kurtkoy, Pendik, Istanbul, Turkiye
Phone: +386 49 168 422