Trauma \ Lacerimi i Tendinave

 

LACERIMI I TENDINĖVE
 
 
KUJDES
Tendinėt afėr lacerimeve mund tė studiohen nėpėrmjet intervalit tė plotė tė lėvizjes pėr tė pėrjashtuar dėmtimin.
 
PĖRSHKRIMI
Duke u bazuar mbi mekanizmin
Trauma e jashtme:
Trauma penetruese:
Plagėt nga armėt e zjarrit
Nga xhami
Nga thikat
Nga trupat e huaj
Trauma e mbyllur:
Forca shtypėse ose avulsioni nga hiperekstensioni i njė artikulacioni
Trauma e brendshme:
Ngecja/lacerimi nga fraktura e kockės (e rrallė)
 
ETIOLOGJIA
Dėmtimet tendinoze kategorizohen kryesisht nė ato qė prekin gjymtyrėt e sipėrme kundrejt atyre qė prekin gjymtyrėt e poshtme.
Dėmtimet e gjymtyrėve tė sipėrme lidhen shpesh me vendin e punės, me shtėpinė, me njė sulm, ose me pėrpjekjen pėr vetėvrasje
Dėmtimet e gjymtyrėve tė poshtme lidhen mė shpesh me aksidentet nė punė ose me aksidentet automobilistike
 
DIAGNOZA
 
SHENJAT DHE SIMPTOMAT
Dhimbja ėshtė simptoma kryesore
Deficit funksional
Dėmtim i indeve tė buta:
Ėnjtje
Ekimozė
Laceracione
Hemorragji
Pozicioni jonormal i gjymtyrės nė qetėsi ose paqėndrueshmėria e artikulacioneve tė mėdha rrisin dyshimin pėr dėmtim tė tendinėve.
 
EKZAMINIMET THELBĖSORE
Marrja e njė anamneze tė kujdesshme:
Mekanizmi, koha e dėmtimit
Pozicioni i dorės gjatė dėmtimit
Dora dominante
Medikamentet
Historia mjekėsore e mėparshme
Gjendja e vaksinimit ndaj tetanosit
Ekzaminimi fizik duhet tė ndjekė skemėn ortopedike tė shikimit, tė ndjeshmėrisė, tė lėvizjes:
Realizo ekzaminimin neurovaskular pėrpara se tė bėhet anestezia lokale.
Ekzamino secilin gisht nė mėnyrė tė veēantė.
Dėmtimi i tendinėve tė thellė tė muskujve flektorė tė gishtėrinjve:
Paraqitet me paaftėsi pėr tė flektuar artikulacionin distal interfalangeal
Ekazminimi pėrfshin stabilizimin e artikulacionit interfalangeal proksimal nė ekstension tė plotė ndėrsa pacienti pėrpiqet tė flektojė artikulacionin interfalangeal distal.
Dėmtimet e tendinėve sipėrfaqėsorė tė muskujve flektorė tė gishtėrinjve:
Paraqitet me paaftėsi pėr tė flektuar artikulacionin proksimal interfalangeal tė njė gishti
Zakonisht pėrcaktohet nėpėrmjet testeve standarde tė tendinėve sipėrfaqėsorė:
Ndėrsa gishtėrinjtė e dėmtuar mbahen nė ekstension tė plotė, pacienti pėrpiqet tė fletojė gishtin e prekur nė artikulacionin interfalangeal proksimal.
Nė mėnyrė fals-negative nė qoftė se tendinėt e thellė janė funksionalė
- Testet e ekstensionit tė artikulacionit interfalangeal distal:
Mund ta bėjė kėtė diagnozė mė tė dukshme
Pacientit i kėrkohet tė bashkojė nė mėnyrė tė saktė gishtin e madh tė dorės dhe gishtin e dėmtuar.
Pastaj kėrkohet tė flektojė artikulacionin interfalangeal proksimal nė mėnyrė tė tillė qė artikulacioni interfalangeal distal tė jetė nė hiperekstension
Konfirmon integritetin e tendinit superficial tė muskujve flektorė tė gishtėrinjve
Dėmtimet e tendinėve tė muskujve flektorė tė parakrahut dhe tė kyēit tė dorės:
Paraqiten me paaftėsi pėr tė flektuar anėn ulnare ose radikale tė kyēit tė dorės ose pėr tė flektuar kyēin ndėrkohė qė gishti i madh i dorės drejtohet te gishti i vogėl
Dėmtimet e tendinėve tė muskujve ekstensorė:
Zulohen nga dobėsia ose nga mungesa e ekstensionit tė falangut distal kundėr rezistencės
Tregon rupturė tė pjesshme ose tė plotė
Tregohet mė mirė duke e vendosur pjesėn palmare tė dorės sė pacientit mbi njė sipėrfaqe tė sheshtė dhe duke i kėrkuar pacientit qė tė pėrpiqet t’i shtrijė gishtėrinjtė nė mėnyrė tė qėllimshme
Palponi ēdo tendin.
Humbja e tensionit normal tregon dėmtim
Studioni mė tej tendinėt dhe plagėt mbas anestezisė lokale (1% lidokainė ose 0.5% bupivakainė) nė njė fushė operatore pa gjak dhe tė ndriēuar mirė:
Tendinėt afėr laceracioneve duhet tė eksplorohen gjatė gjithė intervalit tė plotė tė lėvizjes.
Mė mirė tregon dėmtimet e tendinėve nė pjesėn distale ose proksimale tė njė plage tė lėkurės
 
Konsideratat pediatrike
Te fėmijėt, ekzaminimi i pėrshtatshėm ėshtė mė i vėshtirė
Procesi i shėrimit zakonisht ėshtė mė i shpejtė dhe shoqėrohet mė shpesh me kthimin e plotė tė funksionit qė kishte pėrpara dėmtimit.
 
TESTET
Laboratorike
Duhet tė merret kulturė nga plagėt qė ekzaminohen fillimisht > 12 orė mbas dėmtimit ose nga plagėt me infksion tė dukshėm
 
Imazheria
Radiografitė nevojiten shpesh pėr tė identifikuar trupat e huaj radioopakė ose frakturat.
Pėr tė identifikuar laceracionet e plota tė tendinėve, mund tė pėrdoren ultratingujt me frekuencė tė lartė:
Laceracionet e pjesshme tė tendinėve janė tė vėshtira tė bėhen tė dukshme
Njė banjė me ujė mund tė jetė e dobishme kur pėrpiqemi tė pėrftojmė imazhe nga njė gjymtyrė e dhimbshme.
Asistimi me ekografi mund tė jetė i vlefshėm pėr drejtuar heqjen e trupave tė huaj.
 
DIAGNOZA DIFERENCIALE
Gjithmonė pėrjashtoni praninė e njė trupi tė huaj ose frakturat.
Laceracionet e pjesshme janė tė zakonta, por janė mė tė vėshtira pėr t’u diagnostikuar nė krahasim me rupturėn e plotė, pėr shkak se ato mund tė shfaqin funksion tė padėmtuar:
Ndryshimet e pozicionit normal tė dorės nė gjendje qetėsie mund tė tregojnė laceracion tė pjesshėm.
Laceracionet mbi artikulacionin metakarpofalangeal duhet tė konsiderohen se janė rezultat i kafshimit nga njeriu, derisa tė vėrtetohet e kundėrta:
Kėrkoni pėr dėmtim shoqėrues tė tendinėve tė muskujve ekstensorė ndėrkohė qė artikulacioni metakarpofalangeal ėshtė i flektuar.
Laceracionet mbi artikulacionin interfalangeal proksimal mund tė pėrfshijnė bandat laterale ose tufėn qendrore tė mekanizmit ekstensor:
Deformimi boutonniére nga riparimi i papėrshtatshėm
Ruptura e tendinėve tė muskujve ekstensorė distalisht tufės qendrore ēon nė deformim tė gishtit nė formė ēekiēi.
Mund tė jetė i pranishėm avulsioni i tendinėve sipėrfaqėsorė tė muskujve flektorė tė gishtėrinjve nė pjesėn distale, me ose pa njė frakturė avulsive shoqėruese:
Dyshoni kur njė gisht i mbledhur ėshtė goditur nga njė objekt qė lėviz shpejt (gishti i shtypur)
 
TRAJTIMI
 
PĖRPARA SHTRIMIT NĖ SPITAL
Mos i largoni nga pacienti materialet e huaja qė ndodhen nė pjesėn e dėmtuar
Kryeni imobilizimin dhe transportin e pacientit
Ushtroni presion nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė pėr tė kontrolluar hemoragjinė
Vlerėsoni gjendjen neurovaskulare distale pėr shenjat e kompromentimit
Kontaktoni me kontrollin mjekėsor pėrpara ēdo pėrpjekje pėr reduktim
 
 
STABILIZIMI FILLESTAR
Vlerėsoni anėsitė dhe kontrolloni hemoragjinė nėpėrmjet ushtrimit tė drejtpėrdrejtė tė presionit
Hiqni tė gjitha bizhuteritė ose rripat shtrėngues
 
TRAJTIMI NĖ REPARTIN E URGJENCĖS
Kontrollimi i dhimbjes sipas kėrkesave
Administroni toksoidin e tetanozit sipas nevojės.
Shpėlarje e bollshme me 1L solucion fiziologjik
Pėrdorimi i antibiotikėve me spektėr tė gjerė, tė tillė si njė cefalosporinė e gjeneratės sė parė (Cefazolina)
Laceracionet tendinoze qė lidhen me kafshimin e njeriut:
Duhet tė shpėlahen nė mėnyrė tė bollshme
Vendoseni pacientin nėn terapi me antibiotikė me rrugė IV nė kombinim me antibiotiko-terapi nga goja (ampicilinė/sulbaktam)
Imobilizojeni dhe mbajeni dorėn nė pozicion tė ngritur
Largoni tė gjithė trupat e huaj dhe largoni indet e pavaskularizuara
Duhet tė riparohen laceracionet e pjesshme tė tendinėve qė prekin mė shumė se 20% tė sipėrfaqes tėrthore tė tendinit
Laceracioni i thjeshtė i tendinėve tė muskujve ekstensorė mund tė riparohet nė departamentin e urgjencės:
Pėrdorni njė fije suturimi jo tė pėrthithshėm 4-0 ose 5-0 nė njė pamje si tetė ose njė suturė tė modifikuar Kessler.
Tė gjitha laceracionet e dyshuara tė tendinėve tė muskujve flektorė, tė tendinėve tė kyēit dhe tendinėt distale tė parakrahut kėrkojnė konsultimin me njė kirurg tė specializuar pėr dorėn, nė mėnyrė ideale brenda 12 orėve.
Laceracionet tendinoze mbi antikulacionin interfalangeal proksimal mund tė ēojnė nė deformim nė formė kopse:
Referojeni pacientin te njė kirurg i specializuar pėr dorėn.
Natyra sipėrfaqėsore e shumė tendinėve, e nervave, e vazave tė gjakut mbi sipėrfaqen volare tė kyēit tė dorės, i bėn ato lehtėsisht tė cenueshme nga traumat penetruese:
“Kyēi i dorės tip spageti” ose “i plotė”
Lacerimi volar i kyēit me sė paku pėrfshirjen e 10 strukturave
Kėrkoni konsultim tė menjėhershėm me njė kirurg tė specializuar pėr dorėn
Lacerimet tendinoze qė shoqėrohen me fraktura kėrkojnė dėrgimin e pacientit pėr riparim kirurgjikal.
Nė qoftė se nuk ėshtė e mundshme menjėherė konsulta kirurgjikale:
Shpėlajeni nė mėnyrė tė bollshme
Mbylleni lėkurėn pa e riparuar tendinin.
Imobilizojeni dorėn e dėmtuar me njė fashim masiv nė pjesėn volare dhe me suport ortopedik
Kyēi i dorės nė pozicion fleksioni 20o-30o
Artikulacioni metakarpal nė pozicion fleksioni prej 60o-70o
Artikulacionet interfalangeale nė pozicion fleksioni prej 10o-15o
 
MJEKIMI (MEDIKAMENTET)
Ampicilinė/sulbaktam 3 g me rrugė IV ēdo 6 orė (doza pediatrike: 200 mg/kg nė ditė me rrugė IM ose IV, e ndarė ēdo 6 orė)
Cefazolinė: 1 g qė jepet bolus me rrugė IV (doza pediatrike: 100 mg/kg nė ditė me rrugė IM ose IV, e ndarė ēdo 6 orė, duke u ndjekur nga 40 mg/kg nė ditė me rrugė orale, e dhėnė 4 herė nė ditė pėr 5-7 ditė)
Toksoidi i tetanosit: 0.5 mL IM (doza pediatrike: mė tė vegjėl se 7 vjeē – parapėlqehet vaksina difteri-pertusis-tetanoz; tek ata me moshė mė tė madhe se 7 vjeē, pėrdoret doza e toksoidit tė tetanosit pėr tė rriturit, nė qoftė se ciklet e imunizimit nuk janė plotėsuar), imunoglobulina ndaj tetanosit, sipas kėrkesės, 250 IU tė administruara me rrugė IM.
 
 
ORGANIZIMI
Kriteret e pranimit nė spital
Pacientėt me laceracione tendinoze tė infektuara duhet tė shtrohen nė spital pėr tė bėrė pastrimin kirurgjikal tė plagės.
Ēdo pacient me dėmtim tė tendinėve pėr shkak tė kafshimeve nga njeriu duhet tė shtrohet pėr pastrimin kirurgjikal tė plagės dhe pėr administrimin me rrugė IV tė antibiotikėve.
Ēdo pacient me laceracion tė konsiderueshėm tė tendinėve tė muskujve flektorė duhet tė shtrohet nė spital pėr tė bėrė riparim kirurgjikal nė kohė ose pėr t’u transferuar te kirurgu mė i afėrt i specializuar pėr dorėn.
 
    Kriteret e nxjerrjes nga spitali
Pacientėt me njė laceracion tė tendinėve tė muskujve ekstensorė qė nuk ėshtė infektuar, dhe nuk shoqėrohet me dėmtime tė tjera tė rėndėsishme ose me fraktura, i cili u reponua nga mjeku i repartit tė urgjencės dhe tashmė ėshtė suportuar nė mėnyrė tė pėrshtatshme, mund tė dalė nga spitali dhe tė ndiqet kirurgjikalisht nė mėnyrė tė herėpashershme.
Pacientėt me njė laceracion tė tendinėve tė muskujve ekstensorė duhen dėrguar te kirurgu pėr trajtim (kyēi, parakrahu, artikulacioni interfalangeal proksimal), tė cilėt janė trajtuar dhe suportuar nė mėnyrė tė pėrshtatshme, e qė janė vendosur nėn terapi me antibiotikė, mund tė nxirren nga spitali duke u ndjekur kirurgjikalisht nė mėnyrė tė herėpashershme.
 
 
Follow us on Social Network
Follow us on the internet
facebook - hmustafaozdemircom
Copyright 2012
 
 
Kurtkoy, Pendik, Istanbul, Turkiye
Phone: +386 49 168 422