Mjekesia Sportive \ Ndrydhja e Gjurit

Ndrydhja e gjurit

Ėshtė njė traumė e shpeshtė sidomos tek ata qė praktikojnė sport si futbolli, basketbolli, volejbolli. Dėmtimet e aparatit kapsulo-legamentoz e kanė maksimumin e incidencės nė moshėn 20-30 vjeē dhe janė mė tė shpeshta tek meshkujt, 3:1 nė krahasim me femrat.Stabiliteti i gjurit garantohet nga njė kompleks strukturash tė quajtura "kapsulo-legamentoze" dhe ndahen nė struktura qėndrore (legamentėt kroēat) dhe struktura periferike (legamentėt kolateral, tendinat popliteal dhe aparati muskular).Tek fėmijėt kėto dėmtime janė tė rralla pasi kėto struktura janė shumė elastike.Pas njė traume tė gjurit duhet tė vlerėsohet dėmi i shkaktuar nėpėrmjet njė egzaminimi klinik dhe instrumental si rezonanca manjetike etj.

 

            

 

 

 

Simptomatologjia e dėmtimeve akute tė gjurit shfaqet shpesh me versament, dhimbje tė fortė, kufizim funksional i lėvizjes, instabilitet artikular i shkaktuar nga dėmtimi i fibrave legamentoze. Dėmtimet meniskale mund tė shkaktojnė njė bllokim artikular nė pozicion gjysėm tė pėrthyer, dhimbje e fortė nė anėn e brėndshme ose tė jashtme nė varėsi tė meniskut tė dėmtuar, versament, hipo-tono-trofi e parakohshme e muskulit kuadriceps. Instabiliteti kapsulo-legamentoz kronik, manifestohet me njė balotament tė kupės sė gjurit, ipo-tono-trofi e muskulit kuadriceps nga mos pėrdorimi i tij, dhe testet e ndryshme diagnostikuese rezultojnė pozitivė nė varėsi tė laksitetit tė artikulacionit.

 

              




Follow us on Social Network
Follow us on the internet
facebook - hmustafaozdemircom
Copyright 2012
 
 
Kurtkoy, Pendik, Istanbul, Turkiye
Phone: +386 49 168 422